Liam Rosenior do të jetë trajneri i ri i Chelsea-s, nga momenti në moment pritet vetëm zyrtarizimi. Ndërkohë, “Blutë” vazhdojnë t’i kenë sytë nga merkato.
“Fichajes” zbulon se Chelsea po planifikon të bëjë dy goditje të bujshme në verë, me një kosto rreth 150 milionë euro. Dy objektivat kryesore janë Fermin Lopez dhe Rafael Leao. Chelsea është e gatshme të paguajë nga 75 milionë euro ëpr secilin prej tyre.
Londinezët u interesuan për Fermin Lopez, por oferta e tyre 40 milionë euro nuk u pranua nga Barcelona, ndaj “Blutë” kanë rritur ndjeshëm shifrën tani. Po ashtu edhe interesimi për Leao-n ndodh prej kohësh, portugezi shihet si lojtari ideal për të forcuar sulmin.
The post Chelsea gjen trajnerin e ri, gati çmenduria e radhës në merkato. 150 mln euro për dy super lojtarë appeared first on Telesport.










