Chelsea fiton Ligën e Evropës, mposht në finale Arsenalin (video)

Chelsea e ka fituar Ligën e Evropës për herë të dytë në histori të klubit, pasi e mundi Arsenalin bindshëm 4 – 1 në Baku të Azerbejxhanit.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk dhuroi asnjë gol, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushimin e pjesës së parë me rezultat 0 – 0.

Në pjesën e dytë, tifozët e futbollit kanë mundur të shohin një ndeshje të hapur, me pesë gola të shënuara.

Ishte Chelsea që pati një start të furishëm, duke i shënuar tre gola brenda një periudhe të shkurtër.

Oliver Giroud në minutën e 49-të, shënoi për 1 – 0.

Në minutën e 60-të, sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez dyfishoi epërsinë.

Rezultati u trefishua në minutën e 65-të me Eden Hazard që shënoi për 3 – 0 nga penalltia.

Arsenali ngushtoi epërsinë në 3 – 1 minutën e 69-të me golin e Alex Iwobi.

Mirëpo, Chelsea reagoi shpejt dhe shënoi përmes Hazard në minutën e 72-të për 4- 1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kjo fitore, i sjellë Chelsea titullin e dytë të Ligës së Evropës.

https://streamable.com/9tixt