Derbi i madh i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea-s, i takon “Bluve”, të cilët fituan 0-1, falë golit të Joao Pedro në pjesën e parë.
Në minutën e 34-të, i jashtëzakonshmi dhe i kudondodhuri, Moises Ciacedo, përfiton më së miri nga një top i humbur në zonë i kapitenit vendas Micky van de Ven dhe asiston për Joao Pedro, braziliani e kishte fare të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
Në fund të shtesës në pjesën e parë, “Blutë” pretenduan për një karton të kuq për Rodrigo Bentancur, pasi uruguaiani shkeli me takë Reece James, por arbitri kryesor i takimit u mjaftua vetëm me karton të verdhë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Chelsea-n.
Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët respektivë, në pjesën e dytë, ku pati edhe disa kartonë të verdhë për faulle dhe ndërhyrje të gabuara, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Chelsea fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e katërt me 17 pikë pas 10 javësh, aq sa Tottenham i vendit të tretë, për shkak të golavarazhit më të mirë.
The post Chelsea fiton derbin e Londrës, falë një “dhurate” nga Tottenham (video) appeared first on Telesport.










