Chelsea e ka mposhtur me lehtësi në shtëpi Brightonin me rezultat 3 – 0, për të vazhduar garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Olivier Giroud zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, ku edhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ishte Eden Hazard, i cili e dyfishoi rezultatin falë asistimit nga Ruben Loftus-Cheek në minutën e 60-të.
Ndërkaq, golin e tretë e shënoi Loftus-Cheek në minutën e 63-të.
Falë kësaj fitoreje, Chelsea është në vend të pestë në tabelë me pikë të barabarta (nga 63) me Arsenalin që mban vendin e katërt, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Brightoni është i 15-ti në tabelë me pesë pikë larg zonës së rrezikut dhe në ndeshjet në vazhdim do të përpiqet të qëndrojë sa më larg asaj pjese të tabelës.
https://streamable.com/pcmkv