Chelsea ka fituar 4-1 ndaj Milanit sot në miqësoren e luajtur në “Stamford Bridge”. Por, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për tifozët e “Bluve të Londrës”. Fabrizio Romano raporton se Chelsea dhe Leipzig janë shumë afër zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin në Londër të Xavi Simons.
Holandezi, 22 vjeç, shihet si përforcimi ideal për mesfushën e “Bluve”. Klubi londinez po kërkon të forcojë mesfushën e tij me një lojtar të aftë të ofrojë kreativitet, driblim dhe një prekje të mirë, cilësi që Xavi Simons i ka demonstruar gjerësisht në Bundesligë.
Leipzig e vlerëson holandezin 75-80 milionë euro, por në marrëveshje mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë, të cilët nuk janë në planet e Enzo Maresca-s. Dy emrat që përfliten të përfshihen në këtë marrëveshje janë Christopher Nkunku dhe Tyrique George. Sulmuesi francez u transferua pikërisht nga Leipzig te Chelsea për 80 milionë euro në janarin e vitit 2023, por nuk ka arritur dot të përshtatet në mënyrën e duhur te “Blutë”.
Ai është i hapur për një rikthim në Bundesligë tek ish-ekipi i tij. Tyrique George është një i ri premtues që luan si anësor, por duke parë konkurrencën e madhe te Chelsea, e ka shumë të vështirë aktivizimin, ndaj transferimi te Leipzig mund të ishte një lëvizje e mirë për të fituar përvojën e nevojshme.
The post Chelsea e “feston” fitoren ndaj Milanit me një super lajm, gati transferimi 80 milionë eurosh appeared first on Telesport.