Në javën e fundit të merkatos së kësaj vere, Chelsea tentoi transferimin e Fermin Lopez nga Barcelona. Oferta 40 milionë euro e “Bluve” u konsiderua shumë e ulët nga katalanasit.
Duke parë formën e mirë që Fermin Lopez ka treguar jo vetëm sezonin e kaluar, por edhe këtë fillim sezoni, drejtuesit e Barcelonës vështirë së mund të heqin dorë prej tij. Në këtë situatë, Chelsea ka hequr dorë nga ideja për të transferuar Fermin Lopez, por është vënë pas një tjetër talenti katalanas.
Objektivi i ri i londinezëve është mesfushori super i talentuar, Marc Bernal. 18-vjeçari i rikthyer në fushë fundjavën e kaluar ndaj Valencia-s pas një dëmtimi të gjatë, konsiderohet si një nga futbollistët e rinj më të mirë në pozicionin e tij, si mesfushor difenesiv.
Ende nuk flitet për shifra dhe detaje të tjera ekonomike, por tashmë nuk është më sekret që Bernal është në vëmendjen e plotë të Chelsea-s.
The post Chelsea dorëzohet për Fermin Lopez, i vë syrin yllit tjetër të Barcelonës appeared first on Telesport.