Chelsea po mendon të bëjë një goditje dyshe në merkato. “Blutë” po punojnë për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Xavi Aimons dhe Alejandro Garnacho. Xavi Simons, i cili aktualisht luan për RB Leipzig, e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë. Lojtari holandez po kërkon një sfidë të re dhe është i etur për projektin e Chelsea-s. Leipzig e ka vlerësuar largimin e tij në rreth 60 milionë paundë, një shifër e lartë, por klubi londinez është i gatshëm të negociojë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Simons është një lojtar i ri, i talentuar dhe shumë i gjithanshëm. Ai mund të luajë si mesfushor sulmues dhe në krahun e majtë, dhe profili i tij përshtatet me stilin sulmues që Enzo Maresca synon të zbatojë. Për më tepër, lojtari tashmë ka pasur kontakte me rrethinat e klubit dhe thuhet se është i bindur të bëjë këtë lëvizje.
Ndërkohë, anësori argjentinas i Manchester United, Alejandro Garnacho, është një nga talentet më të mëdha në futbollin e Amerikës së Jugut dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Vlera e tij aktuale është rreth 60 milionë paund, dhe megjithëse negociatat nuk kanë avancuar ende, emri i tij është ndër prioritetet e klubit londinez.
Qëllimi i Chelsea-s është i qartë: të forcojë ekipin me lojtarë të rinj premtues që mund të bëjnë diferencën menjëherë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, klubi londinez mund të mbyllë të dy marrëveshjet javën që vjen.
The post Chelsea “djeg” merkaton, 120 milionë paundë euro për dy yje të rinj appeared first on Telesport.