Chelsea dhe Manchester United janë ndër klubet që monitorojnë talentin e Leipzig, Assan Ouedraogo, lajm që konfirmohet nga “Sky Germany”. Mesfushori 19-vjeçar ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asiste në 12 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
Si rezultat, ai u thirr për të bërë debutimin e tij të parë për Gjermaninë në nëntor kundër Sllovakisë, duke shënuar në kualifikueset e Kupës së Botës. Një transferim në janar mendohet të jetë i pamundur duke qenë se ai aktualisht është i përqendruar te Leipzig dhe Bundesliga, si dhe në sigurimin e një vendi në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e Botës.
Chelsea dhe United vëzhgojnë dhe monitorojnë shumë lojtarë të rinj në të gjithë botën dhe janë ndër disa klube nga Premier League që po e ndjekin progresin e Ouedraogo ndërsa shikojnë drejt së ardhmes.
Ouedraogo, i cili më parë ishte i kualifikuar edhe për Burkina Faso, nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij. Ndaj, interesi për të mendohet të rritet verën e ardhshme nëse ai vazhdon në rrugën e tij aktuale. Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Schalke, duke shënuar tre gola dhe dy asist në 17 paraqitje në Ligën e dytë gjermane.
The post Chelsea dhe Manchester United monitorojnë talentin e Leipzig, shkëlqeu edhe në kombëtaren gjermane appeared first on Telesport.












