Kanë përfunduar dy nga tkaimet e javës së 16-të në Premier League. Në “Anfield”, Liverpool fitoi 2-0 ndaj Brighton në “Anfield”. Hugo Ekitike shënoi që në minutën e parë, pas një topi të larguar keq nga miqtë dhe pasimit me kokë të Joe Gomez.
Në minutën e 26-të dëmtohet Joe Gomez dhe në vendin e tij futet Mohamed Salah. Egjiptiani lë pas tensionin e krijaur fundjavësn e kaluar pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Leeds dhe rikthehet në fushë, edhe pse sot nuk ishte projektuar si titullar.
Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të kuqtë. Në minutën e 60-të, Salah kroson nga këndi, Hugo Ekitike i pambuluar në zonë, shënon me kokë golin e dytë. Pas kësaj fitoreje, Liverpool renditet në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërkohë që Brighton mbetet në vendin e 9-të me 23 pikë.
Në “Stamford Bridge”, Chelsea bëri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Everton. Rezultati u zhbllokua nga goli i Cole Palmer në minutën e 20-të, pas asistit fantastik të Malo Gusto. Në fund të pjesës së parë, Malo Gusto dyfishoi shifrat pas asistit të Pedro Neto. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea mban vendin e 4-të me 28 pikë, ndërsa Everton në vendin e 8-të me 24 pikë.
The post Chelsea dhe Liverpool nuk falin në shtëpi, Salah rikthehet protagonist (video) appeared first on Telesport.











