Chelsea bën detyrën në shtëpi, fiton pastër ndaj vendit të fundit dhe tani rivalizon Arsenalin (video)

Chelsea ka fituar 3-0 ndaj Wolves në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.

Pavarësisht rezultatit, “Blutë” vuajtën jo pak ndaj Wolves, sidomos në pjesën e parë, një ekip që mban vendin e fundit me vetëm 2 pikë, por sot ka treguar që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola.

“Blutë” zhbllokuan shifrat në fillim të pjesës së dytë, ku Malo Gusto shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Alejandro Garnacho. Në minutën e 64-të, Chelsea do të dyfishonte shifrat me Joao Pedro, pas një topi të futur në zonë nga Estevao dhe i devijuar nga kundërshtari.

Pedro Neto shënon golin e tretë në minutën e 73-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Garnacho, i dyti për këtë takim. Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Wolves mbetet në fund me vetëm 2 pikë.

The post Chelsea bën detyrën në shtëpi, fiton pastër ndaj vendit të fundit dhe tani rivalizon Arsenalin (video) appeared first on Telesport.