Chelsea, Arsenal dhe PSG nisin garën për mesfushorin që “çmendi” madrilenët

Chelsea dhe Arsenal janë në garë për të blerë mesfushorin e ri të Lille, Ayyoub Bouaddi. Para tyre, interes ka shfaqur Paris Saint-Germain.

Ky djalosh i talentuar ka rritur ndjeshëm reputacionin e tij pas paraqitjeve të forta në Ligue 1, ndërsa Arsenal raportohet të jetë më agresiv në negociata. Mos të harrojmë se edhe Chelsea po e monitoron nga afër për të përforcuar mesfushën.

Lille, nga ana tjetër, synon të zgjasë kontratën e adoleshentit dhe ta shesë për 50 milionë euro. Francezët kanë treguar se dinë të shesin shtrenjtë.

Bouaddi ka shkëlqyer sidomos me performancën e tij në fitoren e Lille ndaj Real Madridit në Champions League, kur ishte vetëm 17 vjeç (ditëlindja).

The post Chelsea, Arsenal dhe PSG nisin garën për mesfushorin që “çmendi” madrilenët appeared first on Telesport.