Pas kualifikimit të vështirë të Paris Saint-Germain për raundin e 16-të të Champions League, me një barazim 2-2 kundër Monaco në ndeshjen e kthimit, trajneri Luis Enrique u përgjigj me kujdes kur u pyet për preferencën e tij për raundin e 16-të.
Kampionët në fuqi do të përballen me një mes Chelsea ose Barcelona. “Po them të vërtetën, nuk kam asnjë preferencë. Do ta shohim të premten se ç’ndodh, kur të hidhet shorti”, tha trajneri i PSG.
“Nëse ka një ekip që ka pasur performancën më të keqe në Ligën e Kampionëve, jemi ne. Por nëse ka një ekip të gatshëm për t’u përballur me fazën eliminatore, jemi ne. Jemi mësuar të luajmë ndeshje të nivelit të lartë kundër çdo kundërshtari”, tha Enrique.
“Sigurisht që mund të përmirësohemi. Ndeshja tjetër do të jetë ndaj Chelsea ose Barcelona, por nëse ka një ekip të gatshëm, jemi ne. Në futboll, është e pamundur të parashikosh gjithçka, por nëse duhet të fitosh këtë turne duhet të përballesh e fitosh me më të mirët”, tha Enrique.
The post Chelsea apo Barça? Reagon Luis Enrique: Për të fituar Champions duhet të mundësh më të mirët appeared first on Telesport.









