Charli XCX është martuar me partnerin e saj, George Daniel nga grupi “The 1975”, në një ceremoni intime në Hackney Town Hall, Londër.
Këngëtarja 32-vjeçare u shfaq me stilin e saj unik – me një fustan të shkurtë Vivienne Westwood, syze dielli dhe vello tradicionale, ndërsa bashkëshorti i saj mbante një kostum të errët dhe një lule në jakë që përputhej me buqetën e saj.
Vetëm 20 të ftuar morën pjesë në dasmën e thjeshtë, mes tyre dhe anëtarë të grupit të George, përveç vokalistit Matty Healy, i cili mungoi në ceremoni, por raportohet se ishte në festën e beqarisë në Ibiza disa ditë më parë, shkruan DailyMail.
Unaza e martesës së Charli-t u vlerësua rreth 10,000 paund (rreth 11,700 euro) dhe kishte një dizajn të guximshëm që përputhej me stilin e saj personal.
Ekspertët thonë se ajo shmangu modelet tradicionale, duke treguar që edhe dasma mund të ndjekë rregulla të reja.
Pas martesës civile, çifti thuhet se po planifikon një ceremoni madhështore në Siçili më vonë gjatë vitit, me një festë të madhe dhe një bar të hapur gjatë gjithë natës.
“Ne thjesht duam të festojmë dashurinë tonë me miqtë”, tha Charli më herët për Harper’s Bazaar.