Pak dyshime për formacionin titullar që do të zbresë në fushën e “St James’ Park”, përballë Newcastle United, në ndeshjen e parë të 1/8 finaleve të Champions League. Mungesat që ka trajneri Hansi Flick e bëjnë formacionin pothuajse të qartë, ndërsa rotacionet në Bilbao ndaj Athletic Bilbao dhanë sinjale evidente në këtë drejtim.
Skuadra është e përqendruar për një ndeshje ku nuk lejohet gabimi, me presing të lartë, organizim dhe intensitet; elementë kyç të “metodës Flick”. Megjithatë mbeten dy dilema. E para është në mbrojtje: Ronald Araújo ka gjasa të startojë, duke lënë jashtë João Cancelo për më shumë siguri në prapavijë.
Kjo do të zhvendoste Eric García në krahun e djathtë dhe Gerard Martín në të majtin.
Dyshimi tjetër është në sulm: Robert Lewandowski duket favorit ndaj Ferran Torres. Ndërkohë, për rolin pas sulmuesit favorit është Fermín López, me Dani Olmo si alternativë nga stoli.

The post Champions, transferta angleze. Flick ka vetëm dy dilema për formacionin ndaj Newcastle appeared first on Telesport.









