CHAMPIONS LEAGUE: PSG i falet fitores në ndeshjen e parë, Real Madrid bën detyrën në shtëpi (video)

PSG dhe Real Madrid janë dy ekipet e radhës që kualifikohen për në raundin tjetër në Champions League. Në “Parc des Princes”, PSG barazoi 2-2 ndaj Monaco, ndërkohë që kishte fituar 2-3 në ndeshjen e parë në transfertë.

Monaco gjeti avantazhin në fund të pjesës së parë me Maghnes Akliouche. Në minutën e 58-të, klubi nga Principata mbetet me një lojtar më pak në fushë, pasi Mamadou Coulibaly mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha e lojës.

Në minutën e 60-të, pas një aksioni që nisi nga goditja e dënimit dhe pasimit të Desire Doue, ishte Marquinhos që barazoi shifrat 1-1. Në minutën e 65-të ishte Kvaratskhelia që gjeti golin e avantazhit. Goditja e fortë e Achraf Hakimi grushtohet nga portieri i Monaco, Kohn, por gjeorgjiani që gjendej në vendin e duhur, shtyu topin në rrjetë. Në minutat shtesë, Jordan Teze barazon shifrat, por nuk kishte më kohë. Rezultati final 2-2. PSG kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Real Madrid ka fituar 2-1 ndaj Benfica në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e 14-të, pas një aksioni të shpejtë të portugezëve, ishte Rafa Silva që dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht Raul Asencio për pak shënoi gol, por Courtois bëri një super pritje, më pas erdhi goditja e Silva që përfundoi në rrjetë.

Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 16-të me Aurelien Tchouameni. francezi shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Federico Valverde. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Goli i fitores për Real Madrid u shënua nga Vinicius Junior në minutën e 80-të, pas asistit të Federico Valverde. Real Madrid fiton me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

SHIKOGOLAT

The post CHAMPIONS LEAGUE: PSG i falet fitores në ndeshjen e parë, Real Madrid bën detyrën në shtëpi (video) appeared first on Telesport.