Kanë përfunduar takimet e raundit të tetë dhe të fundit për këtë fazë në Champions League. Arsenal ka fituar 3-2 në “Emirates” ndaj Kairat Almaty. “Topçinjtë” e mbyllin këtë fazë me pikë të plota, 8 ndeshje, 8 fitore.
Fitore edhe për ekipet e tjera angleze. Liverpool fitoi 6-0 ndaj Qarabag në “Anfield”. Manchester City fitoi 2-0 në “Etihad” ndaj Galatasaray. Tottenham me fitore të madhe 0-2 në transfertën ndaj Eintracht Frankfurt. Chelsea fitoi 2-3 në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit.
Barcelona përmbysi disavantazhin e pjesës së parë 0-1 të Copenhagen, në fund katalanasit fituan 4-1. Juventus barazoi pa gola në transfertën ndaj Monaco. Inter mori një fitore të madhe në “Signal Iduna Park” në transfertën ndaj Dortmundit, me rezultatin 0-2, falë golave të Federico Dimarco dhe Diouf në minutat e fundit.
Bayern fitoi në transfertë 1-2 ndaj PSV, PSG barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Newcastle. Surpriza e mbrëmjes nga “Metropolitano”, aty ku Atletico Madrid u mposht 1-2 nga Bodo/Glimt.
Në Lisbon takimi mes Jose Mourinho dhe Alvaro Arbeola u fitua nga “profesori”, Benfica fitoi 3-2 ndaj Real Madridit. Rezultatet e takimeve të tjera:

The post CHAMPIONS LEAGUE: Natë e madhe për ekipet angleze, fiton Barcelona. Dështojnë dy ekipet e Madridit. Inter del me 3 pikë nga Dortmund, Juventus barazim appeared first on Telesport.










