Kanë ardhur golat e parë në sfidat e mbrëmjes në Champions League. Në “San Siro”, janë “Topçinjtë” që kanë gjetur të parët avantazhin. Pas një aksioni model, goditja e Jurrien Timber devijohet nga Gabriel Jeus dhe përfundon në portën e Yann Sommer. Petar Sucic barazoi shifrat për zikaltrit në minutën e 18-të me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në “Bernabeu”, Real Madrid po udhëheq 1-0 ndaj Monaco. Për madrilenët shënoi i zakonshmi Kylian Mbappe, i cil nuk fal së ndëshkuari edhe ish-ekipin e tij, por kërkoi “falje” për tifozët e Monaco të pranishëm në “Bernabeu”.
Në sfidat e tjera, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Dortmund me golin e Cristian Romero, Olympiakos po udhqheq 1-0 ndaj Leverkusen me golin e Costinha. Në sfidat e tjera mungon ende goli.
The post CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Një brazilian hesht “San Siron”, por Sucic rikthen barazpeshën. Mbappe shënon dhe kërkon falje (video) appeared first on Telesport.










