Kanë nisur me gola pjesët e dyta në Champions League. Në “Anfield”, Liverpool që e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0, ka shënuar edhe dy gola të tjerë, duke qenë kështu shumë pranë çerekfinaleve.
Në minutën e 52-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Salah, ishte Hugo Ekitike që dërgoi topin në rrjetë. Një minutë më pas ishte Ryan Gravenberch që gjeti rrjetën, pasi tentativa e parë nga Salah u ndal nga portieri turk, por jo goditja e hoandezit.
Bayern Munich po ashtu ka shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke udhëhequr 3-0 ndaj Atalantës. Harry Kane në minutën e 54-të dhe Lennart Karl dy minuta më pas.
Dy gola të shpejtë edhe në Londër në sfidën Tottenham-Atletico. Më fillimin e pjesës së dytë, Atletico barazoi shifrat me golin e Julian Alvarez në minutën e 47-të, pas asistit të Ademola Lookman. Në minutën e 51-të, Xavi Simon kalon sërish në avantazh Tottenham.
The post CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Liverpool siguron çerekfinalen. Dy gola të shpejtë në Tottenham-Atletico dhe Bayern-Atalanta (video) appeared first on Telesport.










