Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në “Fortuna Arena” në Prage, Slavia shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt. Për çekët shënoi Youssoupha Mbodji në secilën pjesë nga një gol, ndërsa për norvegjezët ngushtoi fillimisht shifrat Daniel Bassi në minutën e 78-të.
Vlen për t’u përmendur se kur rezultati ishte 1-0, Bodo/Glimt pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Kasper Hogh gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 90-të me Sondre Fet. Rezultati final 2-2. Slavia Prague shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Bodo/Glimt debuton me 1 pikë në grupet e Champions League.
Në Pire, Olimpiacos barazoi pa gola me Pafos. Qipriotët debutojnë kështu me 1 pikë në Champions League. Për më shumë se 70 minuta kampionët e Qipros luajtën me një lojtar më pak, pasi sulmuesi brazilian Bruno, mori dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe la fushën e lojës.
The post CHAMPIONS LEAGUE: Debutim me këmbë të mbarë për Bodo/Glimt, surpriza Pafos merr 1 pikë me një lojtar më pak në Pire appeared first on Telesport.