Kanë përfunduar ndeshjet e sotme për në Champions League, të fundit për raundin e shtatë. Edhe pse nuk e nisi aspak mirë, Barcelona ka fituar 2-4 në transfertën ndaj Slavia Prague. Për katalanasit shënuan Fermin Lopez dopietë, Dani Olmo dhe Robert Lewandowski.
Bayern Munich ka bërë më së miri detyrën duke fituar në “Allianz Arena”, 2-0 ndaj Royale Union SG, falë dopietës së harry Kane në pjesën e dytë. Anglezi humbi edhe një penallti në minutën e 80-të.
Juventus ka fituar 2-0 ndaj Benfica në “Allianz Stadium”, flaë golave të Khephren Thuram dhe Weston McKennie në pjesën e dytë. Liverpool ka marrë një fitore të madhe në transfertën në Velodrome ndaj Marseille 0-3, falë supergolit të Doninik Szoboszlai në fund të pjesës së parë një autogoli në pjesën e dytë dhe golit të Cody Gapko në shtesë.
Chelsea ka vuajtur shumë, por në fund 1-0 ndaj qipriotëve të Pafos, falë golit të Moises Caicedo. Atalanta është mposhtur 1-3 në shtëpi nga Athletic Bilbao, ndërsa Newcastle fitoi 3-0 ndaj PSV.
Ndërkohë që renditja kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur është si më poshtë:
The post CHAMPIONS LEAGUE: Barcelona me fitore te madhe në Pragë. Bayern, Liverpool, Juventus dhe Chelsea bëjnë detyrën appeared first on Telesport.










