Champions League: Ajax zhytet në fund, Galatasaray befasohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)

Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për Champions League. Në Amesterdam, Ajax është mundur 0-2 nga Benfica. Për portugezët shënoi Samuel Dahl që në minutën e 6-të me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit. Leandro Barreiro vulosi fitoren 0-2 me golin e tj në minutën e 90-të.

Kjo është fitorja e parë këtë sezon për portugezët e drejtuar nga Jose Mourinho, ndërkohë Ajax zhytet në fund me 0 pikë në pesë ndeshje.

Surpriza e madhe ka ardhur nga Stabolli, aty ku Galatasaray është mposhtur 0-1 nga kampionët e Belgjikës, Royale Union SG. Golin e vetëm e shënoi Promise David në pjesën e dytë. Galatasaray momentalisht renditet në vendin e 9-të me nëntë pikë, ndërsa Royale Union SG në vendin e 18-të me gjashtë pikë.

SHIKOGOLAT

The post Champions League: Ajax zhytet në fund, Galatasaray befasohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video) appeared first on Telesport.