Kanë përfunduar pjesët e para në 3 takimet e mbrëmjes të vlefshme për play-offin në Champions League. Në Norvegji, Bodo/Glimt po barazon 1-1 ndaj Interit. Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, ku pas një aksioni model dhe asistit spektakolar me finte të Kasper Hogh, ishte Sondre Fet që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Reagimi i zikaltërve ishte i menjëhershëm. Fillimisht, në minutën e 26-të, Matteo Darmian ishte i pafat, pasi goditja e tij e fuqishme me të djathtën përplaset në shtyllë. Në minutën e 30-të,Francesco Pio Esposito, ishte në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë nga Nicolo Barella, por që mbrojtësit e Bodo/Glimt nuk arritën ta largonin si duhej. U desh edhe ndërhyrja e VAR për të konfirmuar që goli i zikaltërve ishte i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLIN
Në Belgjikë, Altetico Madrid po udhëheq 0-2 në transfertën ndaj Club Brugge. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Julian Alvarez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda në zonë. Në shtesë, ishte Ademola Lookman që dyfishoi shifrat pas asistit të Antoine Griezmann. SHIKOGOLIN
Në Pire, pjesa e parë mes Olympiacos dhe Bayer Leverkusen luhet ende në barazim pa gola.
The post CHAMPIONS LEAGUE, 45′ e para: “Paqe” në Bodo dhe Pire. Atletico me vanatazh të dyfishtë në Brugge appeared first on Telesport.










