Champions League, 45′ e para: Bernardo Silva lë në baltë City-n, “argëtohet” PSG. Eze nderon Arsenalin (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Stamford Bridge”, PSG është duke udhëhequr 0-2 ndaj Chelsea-t. Francezët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Kvara Kvaratskhelia, i cili pas një topi të gjatë të portierit Stafanov dhe pasi fitoi duelin me mbrojtësin e Chelsea-t, Sarr, dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 14-të ishte Bradley Barcola, i cili dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Achraf Hakimit, sulmuesi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për PSG-në, e cila ka fituar 5-2 në ndeshjen e parë.

Në “Etihad”, pjesa e parë mes Man. City dhe Real Madridit është mbyllur në barazim 1-1. Në minutën e 22-të ishte Vinicius Junior i cili zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë braziliani, pasi goditja e tij që po shkonte drejt rrjetës u ndal me dorë nga Bernardo Silva. Portugezi u ndëshkua edhe me karton të kuq. Në minutën e 41-të, ishte Erling Haaland që barazoi shifrat, pas një topi të futur në zonë nga Jeremie Doku. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Ndeshja e parë është mbyllur 3-0 për Real Madridin.

Në “Emirates”, Arsenal po udhëheq 1-0 ndaj Leverkusen, falë golit të Eberechi Eze në minutën e 36-të. Pas një topi të marrë nga Lenadro Trossard, ishte Eze i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të djathtën, jashtë zonës së rreptësisë. Kujtojmë që rezultati i ndeshjes së parë në Gjermani është 1-1.

SHIKOGOLAT

The post Champions League, 45′ e para: Bernardo Silva lë në baltë City-n, “argëtohet” PSG. Eze nderon Arsenalin (video) appeared first on Telesport.