Faza vendimtare e Champions League po afron dhe skuadrat spanjolle kanë tashmë një ide më të qartë për rivalët e mundshëm. Real Madridi dhe Atlético Madridi siguruan kualifikimin pas “play off”-it. Madrilenët e Simeones eliminuan Club Brugge, ndërsa skuadra e Arbeloa kaloi Benfica.
Tetë ekipet e para që u kualifikuan direkt presin kundërshtarët, të cilët do të përcaktohen në shortin që do të hidhet në Nyon, Zvicër. Atlético Madridi mund të përballet me Liverpool ose Tottenham, me anglezët që konsiderohen rivalë shumë të vështirë. Real Madridi, në kërkim të Champions-it të 16-të, mund të rigjejë Manchester City e Guardiolës ose Sportingun e Portugalisë.
Barcelona e Hansi Flick u kualifikua direkt në “top-8” dhe pret një nga rivalët e fortë si PSG ose Newcastle. Ndeshjet e 1/8-ave do të luhen më 10-11 mars (vajtje) dhe 17-18 mars (kthim), ndërsa finalja është planifikuar më 30 maj në “Puskás Arena” të Budapestit. Shorti i raundit të radhës do të zhvillohet më 27 shkurt, ora 12:00, në Nyon.
Skuadrat e kualifikuara në 1/8 finale të Champions League:
Arsenal
Bayern Munich
Liverpool
Tottenham
Barcelona
Chelsea
Sporting CP
Manchester City
Newcastle
Bodo/Glimt
Bayer Leverkusen
Atlético Madrid
Atalanta
Galatasaray
PSG
Real Madrid
The post Champions League, 1/8 finale. Nga shorti te rivalët e mundshëm të Real Madrid, Atlético dhe Barcelona appeared first on Telesport.










