Përballjet mes Premier League dhe La Liga po tregon nga anon “peshorja”. Pas tri xhirove (javëve) në Champions League, ekipet angleze dhe spanjolle janë përballur 6 herë. La Liga ka 5 humbje dhe vetëm 1 fitore minimale të Barcelonës ndaj Newcastle (1-0). Në xhiron e tretë, Villarreal humbi 2-0 ndaj Manchester City, ndërsa Atletico Madridi u turpërua 4-0 nga Arsenali.
Problemi i La Liga-s nuk janë vetëm humbjet, por edhe dominimi i ekipeve angleze. Arsenali triumfoi thellë ndaj Athletic dhe Atletico Madridit; Manchester City kaloi me lehtësi Villarreal, Liverpool mposhti Atletico Madridin, ashtu si Tottenham ishte i fortë ndaj Villarreal. Akoma mbeten 4 përballje direkte midis këtyre dy ligave kryesore.
Real Madridi do vizitojë Liverpool në “Anfield”, Athletic do të ndeshet me Newcastle, ndërsa Chelsea e pret Barcelonën në “Stamford Bridge”. Më pas, “Bernabeu” do presë Real Madrid-Manchester City. Pas fazës së parë, nga 10 përballje Premier League-La Liga, ekipet spanjolle kanë humbur 5 herë, kanë fituar vetëm një ndeshje, me 13 gola kundër dhe 4 pro.
The post Champions-i tregon të vërtetën, Premier League është në avantazh 5-1 ndaj La Liga-s appeared first on Telesport.