Champions-i si tabu për Conten. Shifrat e një dështimi historik dhe rekordi i përsëritur “së prapthi”

Fushata e shtatë europiane e Antonio Contes në Champions League i solli një tjetër zhgënjim trajnerit italian, duke konfirmuar raportin e vështirë me kompeticionin më prestigjioz. Napoli i tij u eliminua që në fazën unike të grupeve, në debutimin me formulën e re, pa arritur as “play off”-et, ndryshe nga tri skuadrat e tjera italiane, pavarësisht se luante si kampion i Italisë.

Conte përsërit një rekord negative. Në 25 vitet e fundit, vetëm një herë tjetër kampioni në fuqi i Italisë ishte eliminuar në fazën e parë të Champions-it; Juventusi i Contes në sezonin 2013/14.

Sezoni 2025/26 u ndikua nga impenjimi i dyfishtë javor dhe dëmtimet, që kulmuan në ndeshjen kundër Chelsea. Barazimi i rëndë me Kopenhagenin, pavarësisht epërsisë numerike, dhe rezultatet negative ndaj Eintracht Frankfurtit, PSV-së dhe Benfica mbyllën çdo shans real kualifikimi. Fitoret e vetme erdhën ndaj Sporting Lisbona dhe Qarabag.

Në 7 pjesëmarrje si trajner, rezultati më i mirë i Contes mbetet çerekfinalja 2012/13 me Juven. Tani mbeten kampionati, me synimin minimal zonën Champions, dhe Kupa e Italisë, në çerekfinale ndaj Comos.

The post Champions-i si tabu për Conten. Shifrat e një dështimi historik dhe rekordi i përsëritur “së prapthi” appeared first on Telesport.