Hulumtuesit në SHBA dhe Norvegji kanë bërë një hulumtim interesant me fëmijët rebelë.
Fëmijë të cilët sillen në mënyrë rebele kanë më shumë gjasa të rriten dhe të bëhen të rritur të kujdesshëm dhe të mirë, ka sugjeruar studimi.
Studimi i ri nga Universiteti i Karolinës veriore dhe Universiteti i Leiden kanë gjetur së fëmijët dhe adoleshentët të cilët kanë pirë alkool, duhan në përgjithësi kanë marr rrezik, kanë tendencë që me kohën të qetësohen dhe të bëhen më të mirë, por kanë vazhduar të kenë empati ndaj të tjerëve, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Përderisa studimi i tyre ishte i bazuar në vëzhgim, ekipi i hulumtimit po ashtu kanë vërjetur se lidhja midis sjelljeve pozitive sociale dhe sjelljeve të rrezikshme mund të jenë të lidhura me një regjion të trurit që i menaxhon këto dy tipa të impulseve.
Sado frustruese që mund të jenë këto sjellje për prindërit dhe mësuesit, psikologët dhe ekspertët e zhvillimit të fëmijëve janë duke i treguar të rriturve se kjo formë e sjelljes së tyre mund të jetë në ardhmen më e mirë sepse kështu ata ndërtojnë identitetin e tyre.
Adoleshenca fillon dikur rreth moshës 10 vjeçare dhe vazhdon deri sa njerëzit janë 19 vjeç, edhe pse kjo ndryshon varësisht prej personave.
Kjo është koha kur ata fillojnë të i shtynë kufijtë. Nuk janë vetëm hormonet që i shtynë ata në këto sjellje. Truri i adoleshentëve ndryshon shumë shpejt.
Kështu adoleshentët përgjatë kësaj periudhe, janë duke zhvilluar sensibilitetet sociale, këtu përfshihen edhe agresiviteti ityre dhe reagimi i çuditshëm ndaj gjërave.
Kështu shkencëtarët duke i hulumtuar dhe vëzhguar këta adoleshentë kanë ardhur në përfundim se këta fëmijë me këto sjellje po ashtu kanë edhe aftësi që i bënë atë më të mirë ndaj të tjerëve dhe i kuptojnë ata më mirë dhe një aftësi për t’i parë dy anët e medaljes së një ngjarje.