Boksieri i ri britanik me prejardhje nga Sllovakia, Moses Itauma, ka bërë një paraqitje spektakolare duke e mposhtur me nokaut në raundin e parë ish-kampionin e njohur, Dillian
Dueli u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në ANB Arena, Riad, në kuadër të “Esports World Cup Fight Week”.
Ndeshja zgjati vetëm 119 sekonda, pasi Itauma lëshoi disa goditje të forta që detyruan gjyqtarin ta ndalte luftën dhe ta shpallte fitues të padiskutueshëm. Me këtë triumf, 19-vjeçari shënoi fitoren e tij të 13-të në po aq përballje profesionale, duke ruajtur rekordin e pamposhtur./Indeksonline/