Shumë njerëz kanë rezerva ushqimore në shtëpi, por shpesh nuk janë të mjaftueshme për të përballuar një situatë emergjente. Për këtë arsye, Zyra Federale për Furnizimin Kombëtar (FONES) ka nisur një fushatë informuese për të inkurajuar popullsinë të krijojë një rezervë të domosdoshme për raste krizash, transmeton albinfo.ch.
Çfarë rekomandon qeveria?
Sipas FONES, çdo familje duhet të ketë rezerva të mjaftueshme për një javë, duke përfshirë:
9 litra ujë për person
Ushqime me afat të gjatë përdorimi: oriz, makarona, vaj, produkte të konservuara, kripë, sheqer, kafe, çaj, fruta të thata, çokollatë, qumësht UHT, djathë dhe mish të thatë.
Pajisje ndihmëse: radio me bateri, elektrik dore, bateri rezervë, qirinj, shkrepëse ose çakmak.
Artikuj higjienikë dhe mjekësorë: 50 maska për person, dezinfektues, ilaçe personale, mjete higjiene të përdorimit të përditshëm.
Para të gatshme dhe ushqim për kafshët shtëpiake.
Si të krijoni një listë të personalizuar?
FONES ka krijuar një kalkulator online që ndihmon banorët të përshtatin listën sipas numrit të anëtarëve të familjes, zakoneve ushqimore dhe nevojave specifike.