Çfarë po ndodh?! Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayern Munich…

Edhe pse vetëm në mënyrë të përkohshme dhe thuajse simbolike, Thomas Müller është rikthyer te Bayern Munich. Sulmuesi legjendar gjerman, në pritje të njoftimit zyrtar për transferimin e tij në MLS, me Vancouver Whitecaps si destinacionin më të mundshëm, është stërvitur me skuadrën bavareze, e cila po përgatitet për fillimin e sezonit të ri.

Ka qenë vetë Bayern Munich që e ka bërë të ditur këtë përmes kanaleve zyrtare, si në faqen e internetit, ashtu edhe në rrjetet sociale: “Ndërsa FC Bayern zhvillonte të martën në mëngjes një tjetër seancë përgatitore për sezonin e ardhshëm, një fytyrë e njohur ishte sërish në qendër të vëmendjes në fushë. Thomas Müller mori pjesë si i ftuar në stërvitje bashkë me ish-shokët e tij të skuadrës. Ikona bavareze dhe veterani i klubit kampion të Gjermanisë po ruan formën fizike në ambientet e ‘Säbener Straße’, pas përfundimit të kontratës së tij”.

Sulmuesi 34-vjeçar e përfundoi në qershor aventurën e tij të gjatë me Bayernin, pas më shumë se 15 sezonesh dhe mbi 700 ndeshjesh zyrtare, që e kanë bërë një nga simbolet e klubit dhe të futbollit gjerman. Pritej që kalimi i tij në MLS të zyrtarizohej më 1 gusht, por njoftimi është shtyrë. Ndërkohë, Müller po shfrytëzon lidhjen e tij të veçantë me Bayernin për të qëndruar në formë në prag të aventurës së re përtej oqeanit. Lamtumira mes kampionit të botës 2014 dhe klubit të zemrës nuk do të jetë kurrë vërtet përfundimtare.

The post Çfarë po ndodh?! Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayern Munich… appeared first on Telesport.