Çfarë po ndodh me PSG-në? Fiton vetëm në sekondën e fundit ndaj Nice, falë Goncalo Ramos (video)

PSG ka pasur shumë luhatje në javët e fundit në Ligue 1 dhe sot fitoi vetëm në sekondën e fundit 1-0 ndaj Nice, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të. Në sfidën e luajtur në “Parc des Princes” vendosi goli i Goncalo Garcia, i futur në pjesën e dytë.

Sulmuesi portugez shënoi me kokë në frymën e fundit, pas krosimit të Lee Kang-in nga goditja e këndit dhe prekjes me kokë të Kvaratskhelia, para se Ramos ta shtynte në rrjetë dhe t’i jepte 3 pikët e arta parizienëve.

Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson renditjen me 24 pikë, por rivalët kryësore si Monaco dhe Marseille luajnë pak më vonë.

SHIKOGOLINEGONCALO RAMOS

The post Çfarë po ndodh me PSG-në? Fiton vetëm në sekondën e fundit ndaj Nice, falë Goncalo Ramos (video) appeared first on Telesport.