Gerta Gixhari dhe Gjesti janë përfshirë sërish në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.
Ata diskutuan sërish pas incidentit që ndodhi mbrëmë (e diel), derisa rikthyen një temë tjetër.
Tani banorja iu vërsul këngëtarit duke i thënë se e kujton ish-partneren, teksa flen me Eglin e përqafohet me të.
“Të gjithë që kanë pasur ish-a mendojnë, e mendojnë ish-in, nuk është gjë e keqe të mendosh një njeri që ke pasur jetë me të. Varet çka mendon, mirë apo keq”, i tha Gjesti.
“Çka është e keqe të mendosh ish-in”, tutje shtoi.
E Gerta vazhdoi duke i thënë: “Kujtoje ish-in por jo duke përqafuar Eglin në krevat, edhe ajo thotë të njëjtën gjë për ty, që e kujton ish-in e vet”.
Një zarf i zi ka mbërritur sërish në shtëpi dhe pritet të shihet se çfarë do të përmbajë këtë herë.