Klubi i futbollit Chelsea dhe lojtarët e tij do të bëjnë një donacion financiar për familjen e Diogo Jota, i cili ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij në aksident tragjik automobilistik, muajin e kaluar. Blutë e Londrës do ta nxjerrin këtë ndihmë nga bonusi që morën muajin e kaluar për pjesëmarrjen dhe fitimin e Botëroritt ë Klubeve në SHBA.
Chelsea mundi 3-0 fituesin e Ligës së Kampionëve, PSG, në finale. Lojtarët e drejtuar nga Enzo Maresca përfituan një fond bonusesh prej 11.4 milionë paundësh (15.5 milionë dollarë), i cili do të ndahet barabar midis të gjithë atyre që e përfaqësuan klubin në këtë ngjarje të madhe futbollistike.
Sipas “The Athletic”, lojtarët e Chelsea diskutuan brenda skuadrës dhe klubi vendosi që familjes së Diogo Jota t’i jepet gjithashtu një pjesë e këtij bonusi. Fjala është për të njëjtën shumë që merr çdo lojtar te Chelsea. Kjo do të thotë se familjes së Jota do t’i jepet 368.184 paund (500.000 dollarë) si shenjë solidariteti.
The post Çfarë gjesti i madh! Lojtarët e Chelsea e ndajnë bonusin e Botërorit të Klubeve me familjen e Diogo Jota appeared first on Telesport.