“Çfarë emocioni të luash në ‘San Siro’ jo si kundërshtar, ja çfarë na kërkon trajneri”

Mesfushori kuqezi, Samuele Ricci, foli për “Milan TV” pas fitores 2-0 ndaj Barit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë. Ja deklaratat e tij kryesore: “Ka qenë diçka e mrekullueshme dhe mënyra më e mirë për të debutuar përpara kaq shumë tifozëve, të cilët i falënderoj. Ishte një paraqitje e madhe grupi, ka disa gjëra për t’u rregulluar, por do të punojmë për to”.

Për prezantimin në “San Siro”: “Janë emocione që të mbeten brenda nesh. Të hysh në ‘San Siro’ si lojtar i Milanit dhe jo si kundërshtar nuk më kishte ndodhur kurrë, do të më mbetet përjetë si emocion i pashlyeshëm”.

Për ovacionin e publikut ndaj Modric: “Ishte e drejtë kështu. Përveçse kampion, është një djalë shumë i përulur dhe i gatshëm. Një gur themeli në mozaikun e skuadrës”.

Për kërkesat e Landuccit: “Është ajo që na ka kërkuar që nga fillimi, të jemi kompaktë sidomos në fazën mbrojtëse, ndërsa përpara kemi armët për të goditur. Nëse e bëjmë këtë, mund të zhvillojmë ndeshje të mëdha dhe mbi të gjitha të argëtohemi”.

The post “Çfarë emocioni të luash në ‘San Siro’ jo si kundërshtar, ja çfarë na kërkon trajneri” appeared first on Telesport.