Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari është vënë në siklet nga pyetja e gazetares, Sidorela Gjoni.
Kryetarja e Alternatives, në një intervistë të dhënë dje, pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit është pyetur: Çfarë e detyroi Kurtin të ulet në një tryezë me ata që me 19 shkurt i quajti “hajvan”?
Kjo pyetje i referohej ftesës së Kurtit drejtuar Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut për takim. Përgjigjja e Kusarit ishte shmangëse .
“Pjesa e fushatës dhe ajo e pas fushatës janë dy procese krejtësisht të ndryshme. Atë që e kemi pa në fushatë, nuk e kemi pa vetëm nga njëri tabor. E kemi parë nga dy taboret. Ajo çfarë ne obligohemi pas fushatës, me mandatet e fituara dhe të konfirmuara, është konstituimi i institucioneve. Ngecja e këtij procesi tregon gatishmërinë e opozitës, për rrjedhjen e afateve”, ka deklaruar ajo.