Granit Xhaka tregon edhe njëherë tjetër sa vendimtar është te Sunderland. “The Black Cats” janë mposhtur 3-1 nga West Ham, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të në Premier League.
Xhaka e ndoqi gjithë takimin nga stoli, për shkak të një dëmtimi në gju, gjatë javës së kaluar. Mesfushori shqiptar nuk iu ka shpëtuar thirrjeve apo më saktë ngacmimeve të tifozëve vendas. Njëri prej tyre, shumë pranë pankinës së Sunderland e bezdiste vazhdimisht Xhakën dhe në nje moment ky i fundit i drejtohet i acaruar “Çfarë do?”!
Heated exchange between Granit Xhaka and a few West Ham fans behind the bench. #WHUFC pic.twitter.com/MEapq9Vtax
— Roshane Thomas (@RoshaneSport) January 24, 2026
Pamjet janë bërë virale, dihet që Xhaka është një lojtar gjaknxehtë dhe nuk duron aspak provokimet që i bëjnë të tjerët. Pas humbjes së sotme, Sunderland renditet në vendin e 10-të, Xhaka pritet të rikthehet në fushë që nga ndeshja e ardhshme, kundër Burnley.
The post “Çfarë do?”, Granit Xhaka përplaset me tifozin kundërshtar nga stoli (video) appeared first on Telesport.










