Deklarimi i fundit nga Partia Demokratike e Kosovës u bë gjysmë ore para se të përfundojë procesi i votimit.
Ani pse janë numëruar mbi 90% e votave, nga kjo parti ende nuk janë prononcuar, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në këto rezultate, PDK ka grumbulluar 20.94% të votave, apo 167.408 vota gjithsej.
Detaje shtesë rreth atmosferës që po mbizotëron në zyrën qendrore të PDK-së në Prishtinë, i ka dhënë gazetari Vullnet Krasniqi.









