Mesazhi që vjen nga Continassa dhe zyrat e “Exor” është i qartë: Juventusi nuk është në shitje. Pavarësisht zërave, John Elkann i ka mbyllur derën ofertës së madhe të “Tether”. Ditët e fundit, kompania e kriptomonedhave, e drejtuar nga Paolo Ardoino, paraqiti një ofertë zyrtare për kontrollin e klubit bardhezi: vlerë totale rreth 1.1 miliardë euro, me rreth 700 milionë për ‘Exor’ për 65.4% të aksioneve, më pas marrja e shumicës, OPA dhe delistimi nga Borsa, si edhe 1 miliard investime të menjëhershme.
Afati ishte 22 dhjetori, por përgjigjja erdhi më herët: “Faleminderit, por jo”. Sipas “Tuttosport”, Juve për Elkann nuk është thjesht biznes, por trashëgimi familjare e paprekshme. Edhe vlerësimi i “Tether” nuk konsiderohet i përshtatshëm. Përtej kapitalizimit rreth 900 milionë euro, asetet (Stadiumi, J-Medical, Continassa, Vinovo) e rrisin ndjeshëm vlerën reale.
Për më tepër, Elkann ka injektuar 1 miliard në 10 vitet e fundit dhe do të ishte gati të investonte edhe një tjetër. Të hënën pritet takimi për shqyrtim formal; Ardoino jo si pronar, por mund të hapet rruga për partneritet komercial.
The post Çështje zemre, vlerësimi dhe miliardi për t’u investuar. Ja pse Elkann nuk e shet Juven appeared first on Telesport.











