Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Murat Jashari, i cili vjen nga familja e Adem Jasharit, do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur për president të vendit.
Ai kështu u shpreh teksa po mban fjalën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, që po mbahet në këto momente, ku po flet për çështjen e presidentit të vendit.
“Jam shumë i vetëdijshëm që Lëvizja Vetëvendosje e vetme nuk i ka numrat, nuk i ka 80 vota. Për këtë kam ftuar në takim dy liderët e partive opozitare. Takimet kanë qenë konstruktive. Fillimisht ka qenë një pajtueshmëri që vendi ka nevojë për një figurë unifikuese. Një figurë e tillë e padiskutueshme sigurisht që do të ishte një kandidat nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet që një figurë si e profesorit Murat Jashari do të kishte mbështetjen e të gjitha partive politike”, tha Kurti.










