CEO i Nvidia, Jensen Huang u takua me kryeministrin Shigeru Ishiba të hënën për të nxitur për më shumë prodhim të energjisë elektrike për të përmbushur nevojat e inteligjencës artificiale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata diskutuan se si Japonia është veçanërisht e pozicionuar mirë për të zhvilluar AI, duke pasur parasysh udhëheqjen e saj në robotikë dhe prodhim industrial, u tha Huang gazetarëve pas takimit.
Por ai gjithashtu theksoi se gjenerimi dhe krijimi i inteligjencës do të kërkojë energji.
“Vendi duhet të ndërtojë infrastrukturë të re”, citohet të ketë thënë Huang. “Energjia është thelbësore për të gjithë rritjen industriale”.
Siç theksojnë mediat, japonia e varfër me burime po mendon rreth furnizimit të qendrave të të dhënave me energji elektrike pas sfidave të rifillimit të reaktorëve bërthamorë që u mbyllën pas katastrofës në Fukushima, si dhe duke rritur importet e lëndëve djegëse fosile të shtrenjta.
Gjithashtu, thuhet më tej, Japonia do të konsideronte investimin në një projekt prej 44 miliardë dollarësh të gazit natyror të lëngshëm në Alaskë, si pjesë e një marrëveshjeje në negocimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në, ka thënë Ishiba.