Dy ditë më parë, Cristiano Ronaldo vendosi të mos luante me Al-Nassr, i pakënaqur me vendimin e PIF (Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite) për të lehtësuar transferimin e Karim Benzema tek Al-Hilal. Arsyeja ishte se ylli portugez e dëshironte francezin në ekipin e tij. Duhet kujtuar se të dyja klubet menaxhohen nga i njëjti fond, por janë rivalë mes tyre.
I pyetur për zemërimin e Ronaldos, CEO i Al-Hilal, Esteve Calzada, deklaroi në “El Larguero” (SER): “Duhet ta pyesni atë. Ne patëm një mundësi unike, sepse po kërkonim një sulmues dhe Benzema është fitues i ‘Topit të Artë’, me talent të jashtëzakonshëm. Për më tepër, nuk ka nevojë të përshtatet me ligën tonë. Gjithçka erdhi natyrshëm, edhe në aspektin komercial po e ndiejmë menjëherë”.
Calzada shtoi se transferimi u bë për arsye sportive, por klubi po punon për të shfrytëzuar maksimalisht edhe ndikimin e tij. Ai theksoi gjithashtu: “Nuk më habit që Benzema zgjodhi Al-Hilal, sepse është klubi më i fuqishëm dhe më popullor në Arabinë Saudite”.
The post CEO i Al-Hilal i përgjigjet rebelimit të Ronaldos: Duhet ta pyesni atë pse zemërohet… appeared first on Telesport.









