“Çele guri gojën”, Qeveria Kurti 2

Pauzën e drekës sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e njoftoi përmes një postimi në Facebook.

Ai bashkë me kryeministrin Albin Kurti, e zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, shkuan në kafiterinë “Large Bar” në kryeqyteti, aty ku e kishin lënë takimin.

Vitia, dukej se ishte në gëzim, prandaj nuk e prishi qejfin për pyetjet e gazetarëve.

Këtij takim-qejfi iu bashkua edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Votën e diasporës e kërkojnë vazhdimisht. Por premtimet i lanë në gjysmë, kur u zotuan se mërgimtarëve do t’ua rimbursojnë Kartonin e Gjelbër kur vinë në vendlindje. Prandaj Murati, refuzoi të flasë për këtë.

Premtimet qenë të shumta, por zhvillimi i autostradave qe i paktë, për të mos thënë fare i realizueshëm.

Gjatë 4 vjetëve mandat të plotë për to nuk u bë po thuajse asgjë.

Zëvendësministrit të Insfrastrukturës, Hysen Durmishi, iu duk kohë e shkurtër për të folur për to.

Ndërkaq, as për vetingun që ishte bërë kryefjala e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk u tha asgjë.

Madje, një gjë e tillë duket se e çuditi ministren.

Ministrat e zëvënedësministri, madje edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli u bënë bashkë, por dikush mungonte.

Ani pse njoftimi për takim ishte fiks në 12:00, kryeministri Kurti erdhi gjysmë ore me vonesë.

Rruga për te “Kafet e Vogla” u mbulua nga xhipat e zinj, të cilët Kurti sa ishte në pushtet s’i donte fare.

Sidoqoftë, ani pse asnjëri prej zyrtarëve shtetëror s’i tha dy fjalë për mediet, ata e shijuan kafen e pauzës së bashku. Madje, as tymi i duhanit që pihej brenda s’’iu bëri asnjërit “zullum”, ani pse ligji e ndalon një gjë të tillë.