Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, foli për “Gazzetta dello Sport” mbi dështimin e Italisë dhe theksoi se Gravina është më pak fajtor: “Kur isha president i federatës sllovene, gjithmonë i thoja trajnerit: Nëse fitoni, ju dhe lojtarët do të jeni heronj. Nëse humbni, faji bie mbi ne të dy.
Nuk është përgjegjësi e Gabriele, nuk do guxoja të sulmoja as lojtarët, as trajnerin. Ndoshta politikanët italianë duhet të pyesin veten pse Italia ka një nga infrastrukturat më të dobëta të futbollit në Europë… Politikanët nuk mbështesin Italinë, mbështesin veten. Më thoni cilin lojtar italian nuk e kanë thirrur, që do të duhej?”
I pyetur për një largim të mundshëm të Gravina, Ceferin e përshkroi zëvendësin e tij të parë në UEFA si figurë të rëndësishme. Ai shtoi se largimi i Gravina do të ishte humbje e madhe për FIGC, pasi do të ishte e vështirë të gjendej një tjetër “zotëri që do ta donte kaq shumë futbollin dhe Italinë”.
Ceferin përfundoi me një koment polemik, duke thënë se disa kritikë egocentrikë prisnin vetëm një gabim të kombëtares për të sulmuar, vepruar për interesa personale dhe jo të mirën e futbollit.
The post Ceferin bën “avokatin” e Gravina: Më pak fajtor, e vështirë të gjesh një zotëri që e do kaq shumë futbollin appeared first on Telesport.










