Petr Cech beson se Arsenali mori vendimin e duhur për shitjen e Emiliano Martinez, pavarësisht sukseseve të këtij të fundit me Argjentinën dhe Aston Villën.
Martinez, i cili një kohë konsiderohej pasardhës i Cech në ‘Emirates’, kaloi vite duke kërkuar mundësi në klubin londinez.
Pas një serie huazimesh, ai më në fund mori mundësinë e tij duke bërë një hap para në mungesë të Bernd Lenos të lënduar duke dhuruar disa paraqitje fantastike.
Sidoqoftë, Arsenali vendosi që ta shesë atë dhe kështu shërbimet e tij i siguroi Aston Villa për 20 milionë euro.
Që prej largimit nga Arsenali, Martinez ka shijuar suksese të mëdha duke u bërë fitues i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën dhe duke siguruar dy tituj të Copa America.
Përkundër të gjitha arritjeve të tij, Cech insiston se Arsenali mori vendimin e duhur, duke nënvizuar se Martinez kishte nevojë për një fillim të ri për të arritur potencialin e tij të plotë.
“Ju mund të shihnit gjithmonë aftësitë e tij, por ai kishte shumë energji tek Arsenali. Nuk ishte deri në momentin kur ai gjeti një mënyrë për ta liruar atë në një drejtim në të cilin ai vërtetë u zhvillua dhe kaloi në një nivel tjetër”, ka thënë Cech.
Ani pse u largua nga ‘Topçinjtë’, Martinez asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë e tij për klubin, megjithatë, argjentinasi kishte shprehur nervozizmin për mungesën e besimit që kishin tek ai