Cate Blanchett magjeps me fustan me pupla në premierën e filmit “Father Mother Sister Brother” në Festivalin e Filmit në Venecia

Cate Blanchett mahniti publikun në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia me premierën e filmit të saj të ri “Father Mother Sister Brother”.

Aktorja 56-vjeçare u paraqit me një fustan të zi elegant, të zbukuruar me pupla, duke u kthyer në qendrën e vëmendjes.

Në krah të saj u shfaqën aktoret Vicky Krieps dhe Charlotte Rampling, të veshura gjithashtu me elegancë, ndërsa atmosfera në tapetin e kuq u mbush me ngrohtësi dhe bashkëpunim mes tyre, shkruan DaliyMail.

Filmi i ri i regjisorit Jim Jarmusch trajton ribashkimin e një familjeje pas vitesh ndarjeje, ku shfaqen tensione të pazgjidhura dhe marrëdhënie të ndërlikuara.

Krahas Blanchett, në kast marrin pjesë edhe Luka Sabbat, Indya Moore, Adam Driver dhe Tom Waits.

Ky projekt shënon rikthimin e Jarmusch pas pesë vitesh mungesë dhe ribashkimin e tij me Blanchett, pas bashkëpunimit të tyre në filmin “Coffee & Cigarettes” në vitin 2003.