Antonio Cassano komentoi rastin “Bastoni-Kalulu” dhe polemikat për simulimin në Inter-Juventus, duke zbuluar një prapaskenë nga “San Siro”. Ai tregoi për një bisedë private mes trajnerit Chivu dhe mbrojtësit: “E përqafoi dhe e qetësoi situatën. I foli veçmas, por nuk do të them kush ma tregoi”. Sipas tij, trajneri e mbrojti publikisht lojtarin “për të mirën e tij”, ndërsa në privat i foli në mënyrë të sinqertë dhe atërore për gabimin.
Cassano sulmoi ashpër “moralistët e rremë” dhe sulmet në rrjetet sociale, duke thënë se është e turpshme që janë përfshirë edhe familjarët e Bastonit: “Ata që sulmojnë familjen janë frikacakë dhe duhet të turpërohen”.
Ai kritikoi edhe Juventusin për moralizim: “Keni bërë më shumë dëme se breshëri dhe tani bëni moral”. Cassano kujtoi episode të së kaluarës dhe theksoi se askush nuk mund të japë leksione morali në futboll.
Ish-sulmuesi drejton gishtin ndaj të gjithëve, nga ish-futbollistët te opinionistët televizivë dhe gazetarët, duke i akuzuar se ushqejnë të ashtuquajturit “luanë tastiere… dhe kjo është diçka e turpshme, sepse situata ka kaluar çdo kufi për shkak të kërcënimeve në rrjetet sociale ndaj partneres dhe fëmijëve të lojtarit.
Si futbollist e dini që kam folur gjithmonë në një mënyrë të caktuar për Bastonin, por djali dhe familja duhet të lihen rehat. Dhe po e përsëris: moral nuk mund të bëjë askush, aq më pak Juventusi. E mbyll këtu!”, deklaroi ai.
Duke kujtuar episode të së kaluarës si goli i Muntari (“Gigi e kapi topin dy metra brenda”), simulimet e Krasic, Nedved dhe Chiellini (“nuk i prekja dhe binin përdhe”), ai sulmoi bardhezinjtë: “Keni bërë më shumë dëme se breshëri dhe tani bëni moral?”. Cassano përmendi edhe humbjen e titullit me Romën më 2002 dhe një pozicion jashtë loje të Cannavaro në Roma-Juventus 1-2 (2005).
The post Cassano zbulon prapaskenën për Bastoni, pas Inter-Juventus: “Nuk do të them kush ma tregoi” appeared first on Telesport.










