Ish-sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, në podcastin “Viva El Futbol”, kritikoi futbollin e Milanit dhe sidomos Rafael Leao: “Ai mund të bëjë 5 apo 6 gola, por nuk më intereson. Në ndeshjen me Cagliari ishte i padukshëm. Nuk di të luajë me shpinë nga porta.
Problemi është statusi që ka dhe që të tjerët i kanë vendosur. Numrat nuk kanë rëndësi, edhe Inzaghi i kishte dhe ishte i dobët. Leao më kujton Richarlison: shënon ndonjë gol, por mbetet i dobët, i shpërndarë nga loja. Leao nuk ka lidhje me futbollin”.
Cassano komentoi edhe refuzimin e kthimit të Thiago Silva te Milani: “Ibrahimovic kishte dhënë ‘ok’ 100% për ta marrë falas, por Allegri e refuzoi dhe mbylli dyert për rikthimin e tij. Thiago ishte gati të ndihmonte Gabbia-n dhe të rikthente një cikël te Milani”.
The post Cassano thumbon Leao: Më kujton Richarlison. Shënon ndonjë gol, por mbetet i dobët appeared first on Telesport.










