Cassano sulmon sërish Allegrin: Luan futboll anakronik, vetëm në Itali vazhdojmë ta ndjekim

Ish-sulmuesi Antonio Cassano ka kritikuar sërish stilin e lojës së Massimiliano Allegrit gjatë një interviste për “Corriere della Sera”. Duke komentuar derbin mes Milanit dhe Interit, të fituar 1-0 nga kuqezinjtë, Cassano u shpreh: “Derbi ishte shumë i shëmtuar. Luajmë ngadalë, pa ritëm dhe pa cilësi. Në Itali vazhdojmë të ndjekim Allegrin, që e meritoi fitoren, por filozofia jonë është të mbrohemi mirë dhe të shpresojmë që diçka të ndodhë përpara. Ky futboll është anakronik (i tejkaluar prej vitesh)”.

Cassano kritikoi edhe periudhën e Simone Inzaghi tek Interi: “Katër vitet e tij kanë qenë një dështim. Kishte skuadrën më të fortë dhe fitoi vetëm një titull”.

Sa iu përket trajnerëve që preferon, ai përmendi Pep Guardiola, Marcelo Bielsa dhe Roberto De Zerbi për stilin spektakolar të lojës. Cassano vlerësoi gjithashtu Luciano Spalletti për futboll modern dhe kujtoi edhe sukseset e Antonio Conte, Roberto Mancini e Cesare Prandelli me kombëtaren italiane.

 

The post Cassano sulmon sërish Allegrin: Luan futboll anakronik, vetëm në Itali vazhdojmë ta ndjekim appeared first on Telesport.