“A e ka Interi titullin në dorë? Le të themi se mund ta humbasë nëse rikthen Inzaghin…, – thotë Antonio Cassano, gjithmonë polemizues. – Është e qartë, në 4 vite ai ka fituar vetëm një titull. Interi mbetet më i forti dhe do të triumfojë në kampionat, nuk mund të gjykohet nga një ndeshje. Milani ka ardhur deri aty për një mrekulli, ka fituar shumë ndeshje duke luajtur në mënyrë të padenjë. Si mund ta humbasë Interi titullin?”
Ish-fantazisti barez dha një intervistë për “Il Giorno”, ku foli edhe për arbitrimin: “E them prej pesë vitesh: VAR-i duhet hequr. Nuk shërben për asgjë, është i padobishëm. Dua vetëm arbitrin në fushë. Nëse është i mirë, në rregull. Nëse gabon, le të qëndrojë tri ndeshje jashtë, përndryshe nuk zgjidhet gjë.
Penalltia ndaj Frattesit është e qartë. Arbitri gabon dhe mund të ndodhë, po ata në VAR çfarë bëjnë? Pastaj lindin dyshime për qëllime të këqija. Ndoshta ka arbitra të dobët, por sigurisht nuk ndihmohen nga VAR-i”.
The post Cassano “pa filtra”: Interi e humbet titullin vetëm nëse rikthen Inzaghin. VAR? I padobishëm, duhet hequr appeared first on Telesport.










