Antonio Cassano, ish-fantazisti i Interit, Romës, Sampdorias dhe Real Madridit, analizoi në “Viva el Futbol” ndeshjen mes Napolit dhe Interit. “Zikaltrit bënë një pjesë të parë të mrekullueshme, të paktën duhej të shkonin në pushim me barazim”, – tha ai.
Megjithatë, pas golit të Çalhanoglu, sipas tij gjithçka ndryshoi: “Në pjesën e dytë, skuadra e Chivu luajti shumë keq, ishte e ç’koordinuar dhe nuk krijoi asgjë. Kush tha se Interi nuk e meritonte humbjen? Napoli shënoi tre gola falë atij gjeniu në pankinë, Contes, që bëri një lëvizje të jashtëzakonshme”.
Cassano shpjegoi edhe detajin vendimtar, sipas tij: “Në mbrojtje luajtën dy mëngjërashë. Juan Jesus ishte më i miri në fushë dhe udhëhoqi Buongiornon, që pati vështirësi. Conte shpiku edhe Neres si qendërsulmues, unë nuk do të kisha ‘vënë bast’ për të. Conte është trajneri më i mirë në Serie A, e fitoi përballjen me Chivu në çdo aspekt”.
The post Cassano nuk ka dyshime: Conte, trajneri më i mirë në Serie A. Ja si e “demontoi” Chivu appeared first on Telesport.










